Konsulli i Përgjithshëm Armand Shandro u prit në një takim nga Kryetari i Bashkisë së Bayrampaşa, z. Hasan Mutlu, një prej bashkive ku jeton numri më i madh i shtetasve me origjinë shqiptare.
Ndër të tjera, u nënvizuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, roli i komunitetit si edhe projektet e mundshme që do të jenë pjesë e bashkëpunimit të mëtejshëm me Bashkinë e Bayrampaşa.