Disa nga aspektet e rëndësishme të bashkëpunimit dypalësh janë:
– Identifikimi dhe implementimi i projekteve të parashikuara në paketën e kooperacionit.
Projektet akordohen në bazë tre vjecare (Protokolli i fundit 2002-2004) dhe përqëndrohen në rehabilitimin e infrastrukturës, përmirësimin e shërbimeve bazë dhe të kushteve sociale e shëndetesore, në forcimin e institucioneve dhe në zhvillimin e sektorit privat. Synohet nje angazhim i madh i shoqerise civile, nëpërmjet OJQ dhe aktiviteteve të bashkëpunimit të decentralizuar.
Italia përfaqeson donatorin më të madh dypalësh për vendin tonë dhe të tretin, pas BE dhe Bankës Boterore, ndër donatorët shumëpalësh;
- Vendosja dhe zgjerimi i lidhjeve ndërmjet institucioneve qëndrore, rajonale e lokale në fushën e ekonomisë dhe të biznesit, si përsa i përket bazës ligjore ashtu edhe mbështetjes së inisiativave konkrete sipërmarrëse të firmave të të dy vendeve;
- Informimi dhe mbështetja e pjesëmarrjes në panairet dhe ekspozitat që zhvillohen në të dy vendet.
Sigurimi i informacionit për kompanitë që kërkojnë të investojnë në vendin tonë dhe vendosja e kontakteve me organet tona të specializuara.
Shkëmbimet dypaleshe kanë ardhur në rritje të vazhdueshme dhe per vitin 2006 ato shënonin 1,1 miliarde Euro. Eksportet tona shënojnë 450 mln € dhe importet 650 mln €;
- Identifikimi i mundësive të bashkëpunimit që krijohen në kuader të fondeve komunitare të destinuara për bashkëpunimin nderkufitar dhe të atyre që lidhen me politikat ekonomiko-tregtare të Italisë drejt rajonit tone (veçanërisht ligjet 84 & 212);
- Organizatat ndërkombëtare me bazë në Romë dhe në veçanti FAO, WFP dhe IFAD dhe që përfshin ndjekjen e takimeve të organeve më të larta të tyre dhe trasmetimin e pozicionit teë vendit tonë për problematikën e trajtuar, si dhe ndjekjen e problematikës së lidhur me projektet e këtyre organizatave në vendin tonë;
- Ambasadat që mbulojnë vendin tonë nga Roma, përsa i përket marrëveshjeve, shkëmbimit të informacionit, organizimit të forumeve të biznesit e projekteve konkrete të bashkëpunimit, etj.