Diplomacia parlamentare luan një rol jetësor dhe efektiv në thellimin e marrëdhënieve Shqipëri-Japoni. Ishte kënaqësi të takohesha me z. Takaaki Katsumata, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve, në Parlamentin japonez për të diskutuar nisma konkrete dhe me perspektivë për të forcuar më tej lidhjet tona.



