Gjatë një ceremonie të veçantë të mbajtur në Ambasadën e Shqipërisë në Japoni, së bashku me z. Hayashi, President të Institutit Japonez për Investime Jashtë Vendit, nënshkruam një Memorandum Mirëkuptimi që synon thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis Shqipërisë dhe Japonisë. Ky hap i rëndësishëm shënon një angazhim të ripërtërirë për promovimin e investimeve japoneze në Shqipëri.



