Në Ambasadën e Shqipërisë në Japoni, mirëpritëm përfaqësues të Prefekturës Fukui, duke shkëmbyer ide mbi avancimin e mëtejshëm të lidhjeve ekonomike dhe lidhjeve të ndërsjella tregtare. Të njohur për industritë e tekstilit, syzeve, teknologjisë së lartë dhe energjisë, të shoqëruara me vende turistike tërheqëse, hodhëm themelet për të hapur mundësi për bashkëpunim ekonomik me homologët nga Shqipëria.



