“Ecja e Pavarësisë” ishte emri që zgjodhëm bashkërisht për ecjen e sotme, e cila u zhvillua në frymën e festave të nëntorit kuq e zi, mes miqsh shqiptarë që jetojnë e punojnë në Japoni. Së bashku ndamë krenarinë për flamurin tonë kombëtar, buzëqeshjet, bisedat, shijet dhe vallen shqiptare, duke përjetuar ndjesinë e Atdheut, edhe pse gjeografikisht larg tij.



