Në vazhdën e njoftimeve mbi tërmetin që goditi veriun e Japonisë mbrëmjen e vonë të 8 dhjetorit, iu bëjmë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në Japoni të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara dhe të respektojnë me përpi
kmëri udhëzimet e autoriteteve lokale. Autoritetet kompetente vendase fillimisht e kanë ulur paralajmërimin për cunami në nivel këshillimi. Që prej orës 06:20 të mëngjesit të së martës, autoritetet i kanë hequr të gjitha këshillat për cunami për bregdetin e Paqësorit në pjesën veriore të Japonisë. Sidoqoftë, ata kanë lëshuar paralajmërimin e radhës për një tërmet të mundshëm pas atij të së hënës, prandaj nevojitet ndjekja dhe monitorini i vazhdueshëm i njoftimeve dhe rekomandimeve të autoriteteve japoneze. Në rast nevoje, lutemi të kontaktoni Ambasadën:
WhatsApp: +81-70-9023-3905
Përditësime në gjuhën angleze janë të disponueshme si vijon:
Agjensia Japoneze e Meteorologjisë
https://data.jma.go.jp/multi/quake/index.html?lang=en
NHK World:
https://www3.nhk.or.jp/nhkworld/en/news/weather-disaster/earthquake/


