Nderojmë sot me respekt të thellë Heroin Kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeun. Në historinë shqiptare, figura e Tij mbetet një busull e përhershme për brezat. Kryeheroi që ndriçoi ndërgjegjen kombëtare, frymëzoi rilindësit dhe u shndërrua në simbol të pavdekshëm të qëndresës, lirisë dhe dinjitetit njerëzor. Trashëgimia e Tij vijon të na udhëheqë drejt bashkimit, përparimit dhe vizionit europian. Lavdi e përjetshme!



