Ambasadori Ermal Muça takoi z. Mit’hat Micky Haxhiislami. Mes bisedash të sinqerta, shkëmbimit të ideve dhe një atmosfere miqësore, shijuam jo vetëm ushqimin, por mbi të gjitha kohën cilësore të kaluar së bashku. Takime të tilla të mbushin me energji dhe shpresë, sepse lindin nga dashuria për atdheun dhe dëshira e përbashkët për të promovuar vlerat mbarëshqiptare në Japoni dhe për të forcuar urat e bashkëpunimit mes dy popujve. Mirënjohës për këtë takim të bukur dhe frymëzues.



