Disa nxënëse të Shkollës së Mesme Kitatoshima në Tokio vizituan sot përfaqësinë tonë.
Ato patën mundësinë të njihen dhe të mësojnë më shumë mbi Shqipërinë, bukuritë e saj natyrore, trashëgiminë kulturore, si edhe historikun e marrëdhënieve miqësore ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë.
Së bashku me urimet më të mira për suksese në mësime, shprehëm besimin se njohuritë e përfituara do t’i ndajnë me familjet dhe bashkëmoshatarët e tyre në shkollë.



