17 shkurti, kjo ditë e shënuar krenarie për mbarë kombin shqiptar, u festua në Tokio, Japoni, në mikpritjen e ngrohtë të Ambasadorit të Kosovës Dr. Sabri Kiçmari dhe zonjës së tij të dashur Afërdita.
Mes personalitetesh dhe miqsh vendas e ndërkombëtarë, së bashku me anëtarë të komunitetit shqiptar, përkujtuam me nderim sakrificat sublime dhe rrugëtimin e lavdishëm të Kosovës drejt lirisë, kësaj aspirate historike të bërë realitet 18 vjet më parë.
Gëzuar Pavarësinë e Kosovës!



