Më 19 shkurt, znj. Laura Saro, Drejtore Ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) zhvilloi një takim me z. Susumu Kataoka, President i Organizatës Japoneze të Tregtisë me Jashtë (JETRO). Në takimin ku ishte i pranishëm edhe Ambasadori Ermal Muça, u fol për bashkëpunimin e mëtejshëm midis dy agjencive.



