Në 45-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Japonisë festojmë një partneritet të bazuar në angazhimin tonë të përbashkët për demokracinë, shtetin ligjor dhe një rend ndërkombëtar të bazuar te rregullat.
Përgjatë dekadave, lidhjet tona janë thelluar përmes dialogut të qëndrueshëm politik, shkëmbimeve aktive parlamentare dhe bashkëpunimit në rritje në shumë sektorë. Vizita e Kryeministrit Edi Rama në Japoni në vitin 2023 shënoi një moment të rëndësishëm, duke hapur një kapitull të ri në angazhimin tonë politik, ekonomik, social dhe kulturor.
Ndërsa Shqipëria përparon në diplomacinë e saj ekonomike, mirëpresim forcimin e partneritetit tregtar, të investimeve dhe të biznesit me Japoninë.
Vlerësojmë së tepërmi gjithashtu ndihmën teknike të Japonisë përmes Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe kontributet e saj në kuadër të Iniciativës së Bashkëpunimit të Ballkanit Perëndimor, duke mbështetur zhvillimin rajonal, lidhshmërinë, rritjen e qëndrueshme dhe përparimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.



