Shqipëria dhe Japonia gëzojnë marrëdhënie miqësore afatgjata, të bazuara në vlera demokratike të përbashkëta dhe respekt të ndërsjellë.
Më 24 mars, Ambasadori Ermal Muça pati kënaqësinë të zhvillonte një vizitë me znj. Arfiya Eri, Zëvendësministre Parlamentare e Punëve të Jashtme, njëherësh anëtare e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Japonisë, me të cilën zhvilluan një bashkëbisedim produktiv mbi angazhimin reciprok për të forcuar më tej bashkëpunimin tonë dy dhe shumëpalësh dhe për t’i afruar edhe më shumë vendet tona.




