Në Teatrin e Ri Kombëtar të Tokios kanë performuar artistë shqiptarë, të cilët kanë bërë emër të mirë nëpër botë në zhanre të ndryshme të artit.
Më 28 mars, Ambasadori Muça ndoqi me kënaqësi premierën në Japoni të “Friends of Forsythe” dhe përjetoi nga afër admirimin e publikut vendas për trupën dhe performuesin Brigel Gjoka, një nga artistët shqiptarë më të suksesshëm të baletit bashkëkohor në arenën ndërkombëtare.



