Gjatë vizitës zyrtare në Manila, Ambasadori Ermal Muça zhvilloi një takim me Sekretaren e Punëve të Jashtme të Republikës së Filipineve, Sh.S. Znj. Maria Theresa Lazaro, ku u theksua rëndësia e përcaktimit të hapave të mëtejshëm për fuqizimin e marrëdhënieve midis Shqipërisë dhe Filipineve, përfshirë intensifikimin e dialogut politik të nivelit të lartë dhe pasurimin e bazës ligjore të bashkëpunimit dypalësh.





