Gjatë vizitës në Manila, diplomacisë ekonomike iu kushtua një vëmendje e veçantë, përmes takimeve me përfaqësues të spikatur të botës së biznesit.
Takime u zhvilluan me z. George T. Barcelon, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Filipineve, z. Jose Antonio, Ambasador at Large dhe pronar i Grupit Century, grup lider në vend në fushën e ndërtimit, hotelerisë, pasurive të paluajtshme, etj, si edhe znj. Agnes Huibonhoa, sipërmarrëse dhe Dekane e Trupit Konsullor në Manila.
Ambasadori Muça riafirmoi përkushtimin për zgjerimin dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet Shqipërisë dhe Filipineve.



