Gjatë qëndrimit të tij në Singapor, Ambasadori Muça zhvilloi disa takime të frytshme dhe përmbajtësore, me fokus në shfrytëzimin e potencialeve dhe fuqizimin e bashkëpunimit dypalësh në fusha me interes të ndërsjellë, si edhe në shkëmbimin e ekspertizës përmes programeve trajnuese, duke përfshirë qeverisjen digjitale dhe sigurinë kibernetike.
Një ndër takimet kryesore ishte ai me znj. Gan Siow Huang, Ministre e Shtetit për Punët e Jashtme, Tregtinë dhe Industrinë, njëkohësisht anëtare e Parlamentit të Singaporit.



