Më 20 maj, Kryeministri Rama mori pjesë dhe përshëndeti në ceremoninë hapëse të konferencës prestigjioze të Lidershipit Aziatik, përkrah personaliteteve të rëndësishme ndërkombëtare, mes tyre edhe kryeministri i Koresë së Jugut, Kim Min-seok. Kryeministri Edi Rama ka folur gjithashtu në panelin kryesor të kësaj Konference, të titulluar “Bashkëbisedim me një lider: Një epokë e transformimit të madh – Strategjia e madhe e një kombi të vogël”, ku trajtoi mënyrën se si mund të përballojnë vendet e vogla ndryshimet gjeopolitike globale përmes inovacionit, inteligjencës artificiale dhe transformimit digjital të qeverisjes.



