Gjatë vizitës në Japoni, Kryeministri Edi Rama mori pjesë në takimin me Ligën Parlamentare të Miqësisë Japoni-Shqipëri, të kryesuar nga Minoru Kiuchi, Ministër për Strategjinë e Rritjes së Japonisë, me mbështetjen e pakursyer të të cilit po punojmë me sukses për rritjen e kontakteve dhe shkëmbimeve mes Shqipërisë dhe Japonisë. Gjatë takimit, Kryeministri Edi Rama i akordoi Ministrit Minoru Kiuchi Medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike të Kryeministrit të Shqipërisë”, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij afatgjatë në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri-Japoni dhe për rolin e tij si kryetar i Ligës Parlamentare të Miqësisë Japoni-Shqipëri. Medalja iu akordua për angazhimin e tij shumëvjeçar në thellimin e bashkëpunimit politik, diplomatik dhe njerëzor mes Shqipërisë dhe Japonisë.



