Në vijim të njoftimeve mbi tërmetin që goditi pjesën jugore të Filipineve mëngjesin e datës 8 qershor, u bëjmë thirrje shtetasve shqiptarë që ndodhen në Filipine dhe në rajon të ndjekin me vëmendje informacionet e publikuara dhe të respektojnë me përpikmëri udhëzimet e autoriteteve lokale.
Autoritetet kompetente filipinase po monitorojnë situatën në mënyrë të vazhdueshme dhe kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për menaxhimin e saj. Deri në këto momente, nuk raportohen zhvillime që kërkojnë masa shtesë emergjente, por mbetet thelbësore vigjilenca dhe ndjekja e njoftimeve zyrtare. Është lëshuar një paralajmërim për cunami për bregdetin në pjesën jugore të Filipineve dhe ishujve përreth.
Duke pasur parasysh mundësinë e lëkundjeve të mëpasshme, rekomandohet që qytetarët të qëndrojnë të informuar dhe të ndjekin çdo udhëzim të autoriteteve filipinase për sigurinë e tyre.
Në rast nevoje, lutemi të kontaktoni Ambasadën, si më poshtë:
Email: embassy.tokyo@mfa.gov.al
WhatsApp: +81-70-9023-3905
Përditësime të situatës, në gjuhën angleze:
Philippine Institute of Volcanology and Seismology: https://earthquake.phivolcs.dost.gov.ph/
Ju falenderojmë për vëmendjen!


