Ambasadori Ermal Muça pati kënaqësinë e veçantë të takohej sërish me znj. Theresa P. Lazaro, Sekretare e Punëve të Jashtme të Filipineve, këtë herë në pritjen e këndshme të organizuar nga Ambasadorja Mylene J. Garcia-Albano në Tokio, si dhe t’i shprehte asaj urimet më të përzemërta me rastin e festës kombëtare të Republikës së Filipineve.
Në cilësinë e Ambasadorit jo-rezident të Shqipërisë në Filipine, Ambasadori Muça do t’u bashkohet festimeve në Manila këtë javë, një mundësi e mirë për të diskutuar edhe angazhimin e përbashkët për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Shqipëri-Filipine dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.



