Me rastin e 128-vjetorit të Pavarësisë së Filipineve, Ambasadori Muça pati kënaqësinë të marrë pjesë në pritjen e dhënë nga Ferdinand R. Marcos Jr. dhe Zonja e Parë Louise Araneta-Marcos në Pallatin Malacañan.
Me këtë rast, Ambasadori Muça përcolli urimet më të përzemërta për mirëqenien dhe prosperitetin e vazhdueshëm të popullit filipinas, duke vlerësuar njëkohësisht angazhimin e përbashkët për zhvillimin dhe forcimin e mëtejshëm të lidhjeve të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Filipineve.



