Ambasadori Ermal Muça ndoqi me kënaqësi koncertin e muzikës klasike të orkestrës “Tokyo Sinfonia” në Oji Hall në Ginza, një prej qendrave më të vizituara turistike të Tokios.
Krahas kënaqësisë që dhuroi kjo mbrëmje artistike, performanca e shkëlqyer e orkestrës nën drejtimin dinjitoz të dirigjentit shqiptar Andi Zdrava, i ardhur nga Florida, ishte krenari dhe emocion.
Ambasadori Muça pret me interes të dëgjojë për realizimin e projekteve z. Zdrava në të ardhmen, edhe në atdhe, dhe i uroi suksese të mëtejshme në karrierën e tij artistike.



