Kryeministri i ndjerë Abe Shinzo ishte një udhëheqës dhe burrë shteti i shquar, vizioni, lidershipi dhe kontributi i qëndrueshëm i të cilit vazhdojnë të frymëzojnë shumë njerëz në Japoni dhe në mbarë botën.
Ambasadori Ermal Muça pati privilegjin të vizitonte “Retrospektivën e Abe Shinzos” me ftesë të znj. Akie Abe dhe t’i bashkohej popullit japonez dhe anëtarëve të komunitetit diplomatik në nderimin e trashëgimisë së jashtëzakonshme dhe të kujtimit të tij.



