Gjatë ceremonisë zyrtare të organizuar në Pallatin Kombëtar “Istana Negara” në Kuala Lumpur, në prani të Ministrit të Punëve të Jashtme, Ambasadori Ermal Muça pati nderin t’i paraqesë Letrat Kredenciale Madhërisë së Tij, Sulltan Ibrahim, Mbret i Malajzisë.
Në cilësinë e Ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Malajzi, jo-rezident, Ambasadori Ermal Muça theksoi angazhimin e tij të plotë për të punuar me përkushtim me autoritetet vendase, për fuqizimin e marrëdhënieve miqësore dhe bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe Malajzisë.



