1. Marrëveshje me shkëmbim notash ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Japonisë për financimin e projektti të grantit për rritjen e prodhimit bujqësor, nënshkruar më 16 qershor 1999, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.
2. Kontratë ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Ushqimit të Republikës së Shqipërisë dhe Marubeni Coorparatin për mbështetjen në makineri dhe pajisje për rritjen e prodhimit ushqimor, nënshkruar më 2.11.1999, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.
3. Shkëmbimi i notave ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Japonisë lidhur me dhënien e grantit nga Qeveria japoneze për mbështetjen e rregullimeve strukturore si ndihmë buxhetore, nënshkruar më 09.03.2001, hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.
4. Shkëmbimi i notave ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Japonisë lidhur me dhënien e grantit nga Qeveria japoneze për financimin e projektit “ Për rritjen e prodhimit ushqimor në Shqipëri, 2KR, nënshkruar më 09.03.2001, hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.
5. Marrëveshje për financimin e projektit për rritjen e prodhimit shqiptar 2KR në Shqipëri ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Japonisë, nënshkruar më 24.03.2004, hyn në fuqi në datën e nënshkrimit.
6. Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë Japoneze me shkëmbim notash për projektin e përmirësimit e pajisjeve rajonale dhe të rrethit në jug të Shqipërisë, nënshkruar më 2.12.2004, hyrë në fuqi më 9.12.2004.
7. Marrëveshje e nënshkruar me shkëmbim notash ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverinë japoneze për trajnimet e datës 4.4.2004, datë e hyrjes në fuqi e kësaj marrëveshje.
8. Marrëveshje me shkëmbim notash për projektin e studimit të kanalizimeve të Tiranës, bërë më 2.2.2005, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.
9. Marrëveshje teknike me shkëmbim notash me Japoninë për Trajnimet e grupeve shqiptare në fusha me interes reciprok, nënshkruar më 4.4.2005, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.
10. Marrëveshje e bashkëpunimit teknik ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Japonisë, nënshkruar më 15.12.2006, hyrë në fuqi më 20 prill 2007.
11. Marrëveshje për heqjen e vizave te pasaportave diplomatike me Japoninë, shkëmbimi i notave u bë më 9.11.2007, hyrë në fuqi më 10.12.2007.
12. Marrëveshje me shkëmbim notash për financimin e projektit për përmirësimin e sistemit të largimit të ujërave të zeza të Tiranës së madhe ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Japonisë, nënshkruar më 15.04. 2008, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.
13. Marrëveshje huaje për financimin e projektit për përmirësimin e sistemit të largimit të ujërave të zeza të Tiranës së madhe ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Japoneze, nënshkruar më 30 qershor 2008.
14. Marrëveshje me shkëmbim notash ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Japonisë mbi marrëveshjen e grantit për të ndihmuar në promovimin e stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik të Republikës së Shqipërisë, nënshkruar më 15.4.2008, hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit.
15. Marrëveshje me shkëmbim notash ndërmjet Qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Japonisë, për financimin e projektit për përmirësimin e paisjeve mjekësore në qëndrat rajonale të emergjencës, në Republikën e Shqipërisë, nënshkruar më 17.12.2009.