Kënaqësi e veçantë takimi në Tokio me pianistin dhe kompozitorin e mirënjohur, z. Genc Tukiçi dhe bashkëshorten e tij. Gjatë bashkëbisedimit miqësor, kujtuam me nostalgji mbresat e pashlyeshme nga bashkëpunimi ynë i mëhershëm për prezantimin dinjitoz të artit dhe kulturës shqiptare. Vullnetmirë për projektet artistike të së ardhmes, me impakte pozitive për promovimin e Shqipërisë në Japoni.



