Pata një diskutim tërheqës me z. Atsushi Sunami, President të Fondacionit të Paqes Sasakawa, rreth marrëdhënieve Shqipëri-Japoni, punës së gjerë të fondacionit në një sërë fushash, duke përfshirë sigurinë dhe çështjet ndërkombëtare, si dhe fushave të mundshme për bashkëpunim në të ardhmen. Në shenjë vlerësimi, pata kënaqësinë të prezantoja një libër për laureaten e Çmimit Nobel për Paqen dhe shenjtoren Nënë Tereza me prejardhje shqiptare.



