Ermal Muça
Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Japoni
ERMAL MUÇA
Lindur në vitin 1978 në Shqipëri
PUNË DHE EKSPERTIZË PROFESIONALE
Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Japoni (korrik 2024 – deri tani)
Ambasador i Republikës së Shqipërisë në Kanada (qershor 2016 – qershor 2024)
Dekani i Trupit Diplomatik në Otava (qershor 2023 – qershor 2024)
Përfaqësuesi i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në ICAO, Montreal (shtator 2023 – qershor 2024)
Drejtori i Protokollit të Shtetit, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë (nëntor 2014- maj 2016)
Konsulli i Përgjithshëm – Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Stamboll, Turqi (nëntor 2009- tetor 2014)
Përfaqësues i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë në BSEC, Stamboll (2012 – 2014)
Sekretar i Parë, Këshilltar në Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Ankara, Turqi (2005 – 2009)
Departamenti Rajonal i Marrëdhënieve Dypalëshe, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë (2002-2005)
Anëtarësuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë (shtator 2002)
ARSIMI
I diplomuar për Marrëdhënie Ndërkombëtare
1998 – 2002 Bachelor në Marrëdhënie Ndërkombëtare, Universiteti i Stambollit
2002 Instituti Kombëtar Shqiptar i Këshillit të Ministrave të Administratës Publike të Republikës së Shqipërisë
GJUHËT
Shqip (gjuha amtare), anglisht, turqisht, italisht
ÇMIMET
Kryqi i Komandantit “Pro Merito Melitensi” i Urdhrit Sovran të Maltës
Çmimi Ambasadori i Vitit i Kanadasë, rajoni i Evropës Lindore, dhënë më 2 qershor 2023, nga Instituti i Zhvillimit Profesional, Universiteti i Otavës, për dallim të lartë në performancën diplomatike.