Në datat 8-9 nëntor, Ambasada e Shqipërisë në Tokio mori pjesë në “EXPAT EXPO TOKYO 2024”. Përgjatë dy ditëve, vizitorë të shumtë të Qendrës Tregtare Industriale të Metropolit të Tokios patën mundësinë të njihen më nga afër me vendin tonë, qytetet, zonat turistike malore dhe bregdetare, kulturën dhe traditat tona kombëtare. Vizitorët e stendës tonë shijuan gjithashtu specialitete të kuzhinës dhe disa produkte shqiptare.
Newsroom
Ambasada e Shqipërisë pjesëmarrëse në Panairin “EXPAT EXPO TOKYO 2024”