Ambasadori Ermal Muça mori pjesë në ceremoninë me rastin e festimeve të Vitit të Ri, të organizuar nga Keidanren – Federata Japoneze e Biznesit. Kjo veprimtari është shfrytëzuar për shkëmbimin e kontakteve dhe urimet e rastit me përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe zyrtarë të lartë japonezë.
Gjithashtu, Ambasadori Ermal Muça pati kënaqësinë që të zhvillojë një bisedë me z. Takeshi Iwaya, Ministër i Jashtëm i Japonisë.