Prej më shumë se 25 vitesh, Prof. Genci Çapi ka zhvilluar karrierën e tij të suksesshme akademike në Japoni, duke kontribuar në formimin e disa brezave studentësh të niveleve të ndryshme. Ndërkohë, krahas angazhimeve akademike në nivel ndërkombëtar, ai e ka ruajtur të fortë lidhjen me Shqipërinë, përfshirë ofrimin e kontributit në këtë fushë. Me kënaqësi vizituam laboratorët e tij në Universitetin prestigjioz Hosei në Tokio, ku u njohëm nga afër me disa prej projekteve në zhvillim në fushën e robotikës dhe inteligjencës artificiale, në përputhje me kërkesat e kohës dhe impakte të rëndësishme në disa sektorë të ekonomisë.



