Ambasadori Ermal Muça mori pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e ditëlindjes së Madhërisë së Tij, Perandorit të Japonisë.
Në këtë përvjetor të 66-të përcjellim urimet më të sinqerta për shëndet të plotë dhe jetëgjatësi për Madhërinë e Tij, Perandorin Naruhito, për të gjithë familjen perandorake, si edhe për mirëqenien dhe begatinë e popullit japonez.
Moment i rëndësishëm për të reflektuar mbi marrëdhëniet miqësore dhe afatgjata ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë, ndërsa mbetemi të angazhuar për fuqizimin e tyre të mëtejshëm.



