Ambasadori Ermal Muça mori pjesë në darkën e iftarit të organizuar në rezidencën zyrtare të Kryeministres së Japonisë, në mikpritjen e z. Minoru Kihara, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë.
Në këtë veprimtari morën pjesë edhe znj. Ayano Kunimitsu, Ministre e Shtetit për Punët e Jashtme, homologë, anëtarë të parlamentit, miq dhe përfaqësues vendas dhe të huaj.
Ndërsa edhe disa ditë na ndajnë nga përmbyllja e Muajit të Shenjtë të Ramazanit, vlerat universale të harmonisë, tolerancës, përkushtimit dhe solidaritetit që ky muaj i shenjtë mishëron, mbeten udhërrëfyes për shumë njerëz në mbarë botën.




