Ambasadori Ermal Muça mori pjesë në ceremoninë e organizuar në Europa House në Tokio, në mikpritjen e ambasadorit të Bashkimit Evropian dhe ambasadorit të Qipros, me rastin e fillimit të Presidencës Qipriote të Këshillit të Bashkimit Evropian. Nga pala japoneze ishte e pranishme Zëvendësministrja Parlamentare e Punëve të Jashtme Arfiya Eri.
Në biseda me homologët, u vlerësua përparimi i shënuar dhe përkushtimi i palëkundur i Shqipërisë në këtë proces kyç.
Presidenca synon të avancojë progres të qëndrueshëm në procesin e zgjerimit për vendet kandidate, përfshirë Ballkanin Perëndimor, gjatë mandatit të saj gjashtëmujor.



