Mikpritëm në një takim miqësor z. Agim Reçi, një prej anëtarëve të hershëm të komunitetit shqiptar në Japoni. Rrugëtimi i tij profesional dhe familjar në Tokio ka nisur rreth tre dekada më parë, duke u shndërruar ndër vite në një histori përkushtimi dhe lidhjeje të fortë ndërmjet kulturave të të dy vendeve.
Përvoja, angazhimi dhe njohuritë e tij mbi realitetin vendas dhe historikun e diasporës shqiptare në Japoni i pasurojnë takimet tona dhe i japin bisedave një këndvështrim të veçantë.



