Një mbrëmje kuptimplotë kushtuar miqësisë dhe lidhjeve të forta midis Shqipërisë dhe Japonisë. Së bashku me znj. Kyoko Spector, Konsulle Nderi, patëm kënaqësinë të mirëprisnim miqtë e shquar të Shqipërisë, z. Minoru Kiuchi, Ministër për Sigurinë Ekonomike dhe Kryetar të Lidhjes Parlamentare të Miqësisë Japoni-Shqipëri, z. Hisayuki Fujii, Ministër i Shtetit për Punët e Jashtme, si dhe z. Takaaki Katsumata dhe z. Kentaro Gemma, anëtarë të Komisionit të Politikës së Jashtme dhe Grupit Parlamentar të Miqësisë. Ishte një kënaqësi e veçantë që të kishim me vete kolegen dhe miken time të dashur, Ambasadoren Kikuko Kato. Diskutimet tona u përqendruan në iniciativat dhe projektet kryesore që synojnë forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, si dhe në përshtypjet e paharrueshme nga vizita e tyre në vendin tonë.



