Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, së bashku me Ambasadorin Sabri Kiçmari, patëm kënaqësinë të mirëpresim aktiviste, përfaqësues të shoqërisë civile nga Japonia dhe bashkatdhetarë që jetojnë dhe studiojnë në Tokio. Ishte një mundësi e mrekullueshme për të festuar kontributet e paçmuara të grave në të gjitha sferat e jetës dhe për të riafirmuar angazhimin tonë të përbashkët për barazi, fuqizim dhe progres. Takimi u pasurua nga shijet e këndshme të kuzhinës tradicionale shqiptare nga Shqipëria dhe Kosova, të plotësuara nga “Luleborë” dhe pjesë të tjera të bukura të interpretuara nga artistja japoneze Kotohira-San. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas!



