Në këtë ditë të shënuar, që simbolizon rilindjen, shpresën dhe harmoninë, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përcjell urimet më të përzemërta për të gjithë besimtarët bektashinj dhe për çdo qytetar që e feston këtë ditë të veçantë. Novruzi na kujton vlerat e bashkëjetesës, tolerancës dhe solidaritetit — themele të rëndësishme të shoqërisë sonë dhe të identitetit tonë kombëtar. Le të shërbejë kjo ditë si një moment reflektimi dhe ripërtëritjeje, duke na afruar më shumë me njëri-tjetrin dhe me idealet e paqes, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Gëzuar, shëndet, mbarësi dhe begati në familjet tuaja!



