Në këtë ditë të shenjtë, mesazhi i ringjalljes na fton të ripërtërijmë besimin te shpresa, te njëri-tjetri dhe te e ardhmja jonë e përbashkët. Pashkët janë një kujtesë e fuqishme se edhe pas sfidave më të mëdha, drita dhe jeta triumfojnë.
Le të jetë kjo festë një dritë që na bashkon më fort, një zë që na afron më pranë dhe një frymë që na çon përpara me besim, dinjitet dhe shpresë për Shqipërinë që duam.



