Moment domethënës për marrëdhëniet sportive midis Shqipërisë dhe Japonisë: Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë një ndeshje miqësore ndërkombëtare më 27 mars 2026 ndaj Japonisë U-21.
Ndeshja do të zhvillohet në Antalia, Turqi, ndërsa orari dhe stadiumi do të konfirmohen në ditët në vijim.
Deri në Kampionatin Europian U-21 2027, Kombëtarja shqiptare U-21 do të angazhohet ekskluzivisht në ndeshje miqësore, pasi Shqipëria është kualifikuar automatikisht në këtë turne si një nga vendet organizatore.



