Në këtë ditë solemne përkujtimore, ne nderojmë viktimat e bombardimit atomik të Hiroshimës 80 vjet më parë dhe shprehim respektin tonë të thellë për forcën, qëndrueshmërinë dhe rimëkëmbjen e popullit japonez. Mesazhet e paqes të përcjella gjatë ceremonisë së sotme përkujtimore në Hiroshima shërbejnë si burim frymëzimi dhe shprese për të gjithë njerëzimin, për një të ardhme më të sigurt, më paqësore dhe të begatë.



