Një delegacion i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni, i udhëhequr nga Kryetari Avni Ponari, vizitoi Tokion me synim forcimin e lidhjeve ekonomike mes dy vendeve. U zhvilluan takime me përfaqësues nga organizata të mëdha biznesi si JETRO, JCCI, CCCI, KEIDANREN, si dhe me disa kompani kryesore japoneze. Qëllimi kryesor: eksplorimi i mundësive të reja dhe zgjerimi i marrëdhënieve tregtare Shqipëri-Japoni. Gjithashtu zhvilluam diskutime produktive në Parlamentin Japonez me anëtarë të Lidhjes së Miqësisë Parlamentare Japoni-Shqipëri, zyrtarë të lartë nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe JICA. Të gjitha palët theksuan interesin në rritje të bizneseve në të dy vendet dhe riafirmuan angazhimin tonë të përbashkët për të zgjeruar praninë e Japonisë në sektorët kryesorë të ekonomisë së Shqipërisë dhe për të nxitur produktet shqiptare në tregun japonez.



