Më 16-18 maj 2026 në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, organizohet “Muza Fashion Fair 2026”, panairi i parë i dedikuar industrisë së modës në Ballkanin Perëndimor. Qëllimi: Promovimi i modës së qëndrueshme, bashkëpunimi ndërkombëtar B2B dhe B2C, prezantimi i talenteve të reja, forcimi i lidhjeve mes krijuesve, prodhuesve dhe blerësve rajonalë e globalë.
Muza Fashion Fair synon krijimin e një platforme të qëndrueshme bashkëpunimi ndërmjet dizajnerëve, prodhuesve tekstilë, blerësve, institucioneve, mediave dhe shkollave të modës nga rajoni dhe më gjerë. Edicioni i parë parashikohet të mirëpresë mbi 100 ekspozues dhe të tërheqë mijëra vizitorë, duke e pozicionuar Tiranën si një qendër të rëndësishme për industrinë e modës në Ballkanin Perëndimor.
Panairi realizohet në bashkëpunim me institucionet qendrore dhe vendore në Shqipëri, përfshirë Bashkinë e Tiranës, Agjencinë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, si dhe aktorë të tjerë relevantë.
Më shumë informacion rreth Panairit gjendet në faqen zyrtare: https://www.muzafashionfair.com/



