Kënaqësi që u bashkova me festimet e Ditës së Evropës në Tokio dhe në Ekspozitën Kansai 2025 në Osaka, të organizuar nga Ambasadori Jean-Eric Paquet. Pjesëmarrja e këtij viti u ndje veçanërisht domethënëse, pasi Shqipëria qëndron më afër se kurrë Bashkimit Evropian, ndërsa Tirana me krenari pret për herë të parë Samitin e Komunitetit Politik Evropian.



