Ishte kënaqësi të merrja pjesë në pritjen e organizuar nga Ministri i Punëve të Jashtme i Japonisë dhe Guvernatori i Naganos, ku u vunë në dukje bukuria natyrore, trashëgimia e pasur dhe potencialet turistike dhe ekonomike të kësaj prefekture. Gjatë takimit tim me Guvernatorin Shuichi, ramë dakord të vazhdojmë dialogun tonë me qëllim eksplorimin e mundësive për bashkëpunim të mundshëm në fusha me interes të ndërsjelltë.



