Hakuho Shō konsiderohet gjerësisht si mundësi më i madh i sumos. Ai arriti rangun yokozuna, më të lartin në sumo, në vitin 2007 dhe dominoi këtë sport tradicional japonez për më shumë se një dekadë. Mban, gjithashtu, rekordin absolut duke u shpallur 45 herë kampion në kategorinë më të lartë, më shumë se çdo mundës tjetër në historinë e sumos, ndërsa vazhdon të ushtrojë ndikimin e tij në këtë sport popullor në kuadër të Federatës Ndërkombëtare të Sumos.
Gjatë pjesëmarrjes në Hakuho Cup 2026, Ambasadori Muça pati kënaqësinë ta takonte së bashku me Konsullen e Nderit, znj. Spector, duke shprehur angazhimin e përbashkët për shtrirjen e bashkëpunimit edhe në këtë fushë sportive.



