Ambasadori Ermal Muça mirëpriti më 30 mars Ambasadoren e Greqisë, Olga Kliamaki, përfaqësuese e një fqinji të çmuar dhe partneri strategjik për Shqipërinë.
Gjatë takimit u zhvillua një diskutim i frytshëm, ku u theksua edhe mbështetja e vazhdueshme e Greqisë për integrimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Palët ranë dakord, gjithashtu, për bashkëpunim të ngushtë gjatë shërbimit në Japoni.



