Diplomacia parlamentare përbën një instrument të rëndësishëm me ndikim pozitiv në marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Shqipërisë dhe Japonisë.
Gjatë vizitës së sotme në Parlamentin e Japonisë, Ambasadori Ermal Muça e uroi zotin Takaaki Katsumata për rizgjedhjen e tij për të gjashtën herë radhazi në Dhomën e Përfaqësuesve, dëshmi e shërbimit me përkushtim ndaj komunitetit që përfaqëson.
Në cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të Ligës Parlamentare të Miqësisë Japoni-Shqipëri, u diskutua për takimin e radhës së kësaj lige, me fokus në zhvillimet aktuale në funksion të fuqizimit të lidhjeve ekonomiko-tregtare, si edhe të intensifikimit të shkëmbimet ndërparlamentare.



